Aktualitet
“Thaçi dhe të tjerët” – Sot mbahet seanca e tretë për këtë javë

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin sot përpara trupit gjykues në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të mbajnë sot seancën e tretë me radhë për këtë javë.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00.
Gjatë ditës së djeshme, para Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua Sokol Bashota.
Ai nisi deklarimin e tij për marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën u shpreh se pati vështirësi ta pranojnë komandantët e zonave të luftës.
Gjykata Speciale do të mbajë seancë edhe nesër, të fundit për këtë javë, për të shkuar më pas në pushim një javor.
#Thaçi #dhe #të #tjerët #Sot #mbahet #seanca #tretë #për #këtë #javë
gazetablic.com