Aktualitet

Basha e përjashtoi 3 vite më parë, Sali Berisha rikthehet në grupin parlamentar të PD

Sali Berisha sot (3 dhjetor) u rikthye në parlament pas një mungese gati 1-vjeçare, për shkak se ndodhej në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Por me një vendim të Lulzim Bashës në 2021 kur ishte kryetar i PD, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Por duket se Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD. Nga një kërkim në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk merr pjesë në asnjë strukturë të kësaj force politike.

Lulzim Basha prezantohet si Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë.

#Basha #përjashtoi #vite #më #parë #Sali #Berisha #rikthehet #në #grupin #parlamentar #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button