Aktualitet

Në fokus bashkëpunimi me rajonin, Rama pjesë e takimit të Presidentit të ri të KE me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, ku pritet të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidenti i ri organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.

#Në #fokus #bashkëpunimi #rajonin #Rama #pjesë #takimit #të #Presidentit #të #të #liderët #Ballkanit #Perëndimor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button