Tech

Ndryshime në 3 komisariate, emrat e rinj të emëruar në Sarandë, Shkodër dhe Krujë

Disa ndryshime ka pasur këtë të premte në komisariatet në Sarandë, Shkodër dhe Krujë.

Shefi i ri i Komisariatit në Sarandë është emëruar Gerald Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Oltion Agollin.

Agolli u emërua ne krye te Komisariatit të Sarandës ne Janar 2023, emërohet tashmë specialist ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Gerald Toska 18 vite punë në strukturat e hetimin. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati ne Komisaritin e Policisë Mallakastër.

Ka patur edhe lëvizje te tjera në polici, Kreshnik Almadhi emërohet shef i komisariatit Krujë duke zëvendësuar Elton Shahinin ndërsa në Shkodër zv drejtor për krimin është emëruar Saimir Duro. Këto ditë pritën lëvizje masive në nivel komisariatesh dhe pozicionesh drejtuese pas miratimit të strukturës së re të policisë së shtetit.

/f.stafa

#Ndryshime #në #komisariate #emrat #rinj #të #emëruar #në #Sarandë #Shkodër #dhe #Krujë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button