Tech

Arrestohen 3 persona në Lezhë/ Nën efektin e pijeve alkoolike prishën qetësinë publike

Tre persona janë vënë në pranga, pasi prishën qetësinë publike nën efektin e alkoolit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Parkuan automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç, si dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. 24 vjeç, K. L. 24 vjeç dhe A. R. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës.

Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. V. 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E. K. 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për një 16-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit, Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/f.stafa

#Arrestohen #persona #në #Lezhë #Nën #efektin #pijeve #alkoolike #prishën #qetësinë #publike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button