Kush e futi Çyrben në listën e Durrësit? SPAK merr në pyetje Vangjush Dakon

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur në SPAK këtë të Hënë për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e Jurgis Çyrbjes. Ai ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga një efektiv policie, pasi ndodhet nën masën e “arrestit në shtëpi”.
Kujtojmë se Dako u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 8 muaj burg rreth një javë më parë. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre’ në dy raste. Ndërkohë, ish-deputeti Jurgis Çyrbja u vu në pranga më 20 Tetor 2024, i dyshuar për bashkëpunim me bandat kriminale në Durrës. Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.
Ish-deputeti socialist u arrestua në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Së bashku me të u prangos edhe Ahmet Masha, një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë.
/a.r
#Kush #futi #Çyrben #në #listën #Durrësit #SPAK #merr #në #pyetje #Vangjush #Dakon
Java News