Aktualitet

Zbulohen porositë e Peleshit për deputetët: Dëgjoni me vëmendje amendamentet e PD për buxhetin

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar socialist. Mbledhja e sotme kishte në fokus diskutimet e seancës për nesër, ku do të diskutohet buxheti.

Drejtuesi i grupit, Niko Peleshi u ka kërkuar deputeteve të jenë të pranishëm dhe aktiv në seancën e nesërme ku do të diskutohet buxheti.

Sa i përket amendamenteve të PD, u është dhënë porosi të gjithë deputetëve që t’i dëgjojnë me vëmendje amendamentet për buxhetin.

Ndër amendamentet e propozuara  nga PD përfshihet caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe deri te shtimi i fondeve për Onkologjikun etj. Ndërsa Partia e Lirisë ndalet tek pensionet, rritja pagave por dhe ndihmës ekonomike kryesisht.

Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat miratoi përfundimisht nen për nen Buxhetin e vitit 2025, me shtesat e kërkuara nga institucionet si edhe rishpërndarjen e parave ndërmjet tyre.

Teksa edhe Komisionet e tjera e kanë votuar buxhetin nen për nen, është caktuar data 3 dhjetor për votimin përfundimtar të tij në seancën parlamentare. Në parim buxheti me një vlerë prej 8.2 miliardë euro u votua në 19 dhjetor mes debateve dhe protestave me 75 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.

/a.r

#Zbulohen #porositë #Peleshit #për #deputetët #Dëgjoni #vëmendje #amendamentet #për #buxhetin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button