Aktualitet
Brenda një jave në Ferizaj, 1 aksident me fatalitet, 773 gjoba dhe 37 aksidente

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 25 nëntor deri më 1 dhjetor, ka shqiptuar 773 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 8 patentë-shoferë për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 37 aksidente rrugore, prej të cilave: 1 aksident me 1 viktimë, 10 aksidente me lëndime, ku janë lënduar gjithsej 18 persona dhe 26 aksidente me dëme materiale, thuhet në komunikaten e Policisë.
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të parandaluar aksidentet për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
#Brenda #një #jave #në #Ferizaj #aksident #fatalitet #gjoba #dhe #aksidente
gazetablic.com