Aktualitet

Në përkujtim të ish-presidentit Ibrahim Rugova, bashkëpunëtori i tij : Ai dhe Kosova sot janë binom i pandashëm në sytë e botës

Anëtar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti i ka bërë një dedikim ish-presidentit në 80-vjetorin e lindjes.

Hamiti tha se për tërë kohën sa ishte i gjallë Rugova u bë njeriu ynë i shekullit falë veprës së vet të madhe, për trashëgiminë që e krijoi dhe ia la popullit dhe vendit të vet, Kosovës sonë të dashur.

“Ibrahim Rugova ndërroi jetë herët, 61 vjeç, më 21 janar 2006. Po t’ishte gjallë, do t’i mbushte 80 vjet sot, më 2 dhjetor 2024. Për të gjallë të vet u bë njeriu ynë i shekullit falë veprës së vet të madhe, për trashëgiminë që e krijoi dhe ia la popullit dhe vendit të vet, Kosovës sonë të dashur. Është mbiquajtur Presidenti historik i Kosovës.”, shkroi ai, përcjell

Sipas Hamitit, Rugova ishte zëdhënësi dhe prijësi i popullit të Kosovës në vitin 1989, kur vendit iu shkel pozita kushtetuese e iu nëpërkëmb kultura.

“Ibrahim Rugova e themeloi dhe i priu Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë antikomuniste shqiptare në këto hapësira, kur kjo mori mbi vete fatin e popullit dhe vendit të vet. Presidenti Ibrahim Rugova e udhëhoqi lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës, strumbullar i së cilës ishte LDK-ja, që e bëri shtetin, Republikën e Kosovës të viteve 90-të, që në rrethana të papërsëritshme e ruajti substancën njerëzore shqiptare – rezistoi dhe luftoi populli ynë edhe me armë (UÇK) për shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hamiti.

Postimi i plotë:



#Në #përkujtim #të #ishpresidentit #Ibrahim #Rugova #bashkëpunëtori #tij #dhe #Kosova #sot #janë #binom #pandashëm #në #sytë #botës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button