Aktualitet
45-vjeçari në Lezhë dërgohet në spital me plagë në këmbë, dyshimet e policisë

Një 45-vjeçar në Lezhë u dërgua për ndihmë mjekësore në spital pasi kishte një plagë në këmbën e majtë.
Policia njoftoi se dyshohet se ai është vetëplagosur me armë zjarri. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur në një bar në fshatin Rraboshtë. Ndërkohë efektivët e policisë po hetojnë edhe pista të tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.
/a.r
#45vjeçari #në #Lezhë #dërgohet #në #spital #plagë #në #këmbë #dyshimet #policisë
Java News