Aktualitet

Interveni i shpejtë nga Danilo Cataldi mund t’i ketë shpëtuar jetën futbollistit të Fiorentinas, Bove

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit fillimisht u ndërpre në minutën e 17-të dhe më pas u shty pasi u zhvilluan skena të tmerrshme në Artemio Franchi. Lojtari i ri i vendasve, Edoardo Bove, u rrëzua në fushë dhe iu desh të merrte ndihmë mjekësore urgjente. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe pjesa tjetër e lojtarëve u panë në lot.

Danilo Cataldi ishte ndër të parët që ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës Edoardo Bove, duke vendosur dorën në gojë për të lëvizur gjuhën për të shmangur bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Robin Gosens ishte gjithashtu ndër të parët që i erdhi në ndihmë Bovet, ndërsa kapiteni Ranieri pati një debat të ashpër me ambulancën pasi automjeti nuk hyri në fushë me shpejtësi të mjaftueshme, dhe Dimarco nxitoi të provonte të ndihmonte lojtarin e Fiorentinës.

Nga momenti i humbjes së ndjenjave deri në transportin e Bove në spitalin Carregi kanë kaluar rreth 4 minuta, zbulojnë mediat italiane.

/ Sport/



#Interveni #shpejtë #nga #Danilo #Cataldi #mund #ketë #shpëtuar #jetën #futbollistit #të #Fiorentinas #Bove
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button