Salah prish festën e tifozëve të Liverpool-it: Mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Manchester Cityt

Golashënuesi më i mirë i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka shkatërruar atmosferën mes tifozëve të skuadrës së tij pas fitores ndaj Manchester Cityt.
Menjëherë pas derbit ai ka bërë një deklaratë duke bërë të ditur largimin e tij të mundshëm nga Anfield në fund të sezonit, transmeton Sport.
“Është në kokën time. Për momentin, kjo ishte ndeshja ime e fundit për Liverpool kundër Manchester Cityt. Unë jam duke e shijuar, do të shijoj çdo sekondë këtu, shpresoj të fitojmë Premier League, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Salah.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, ashtu si Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.
/ Sport/
#Salah #prish #festën #tifozëve #të #Liverpoolit #Mund #të #jetë #ndeshja #ime #fundit #ndaj #Manchester #Cityt
gazetablic.com