Sport

Pano Qirko “hero” i derbit, portieri i Partizanit mbyll pa gola supersfidën ndaj Tiranës

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Një sfidë “fotokopje” me atë të fazës së parë, ku në derbi mungojnë përsëri golat. Edhe pse Partizani ishte më kërkues sidomos në pjesën e dytë, “të kuqtë” nuk ia dolën që të shënonin.

Vlen të përmendet që në minutën e 28-të u shënua një autogol nga Sembene, që solli festën e Tiranës. Por pas verifikimit në VAR ky autogol u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt gjatë aksionit të Tiranës.

Gjithashtu në minutën e 98-të të sfidës, Pano Qirko priti një penallti të goditur nga Fatmir Prengaj. Kështu portieri i “Demave” kthehet në hero, duke nxjerrë të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e parë me 28 pikë, plus dy nga vendi i dytë që mbahet nga Egnatia. Në krahun tjetër, Tirana mbetet e 7-ta me 16 pikë të grumbulluara.

Tirana 0 – 0 Partizani 

Superiore: Java 15
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA:
 Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Jarmouni. Trajner: Gugash Magani
PARTIZANI: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

/a.r

#Pano #Qirko #hero #derbit #portieri #Partizanit #mbyll #gola #supersfidën #ndaj #Tiranës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button