VIDEO/ Gol në fund kundër Barcelonës dhe qëndronte i ftohtë, Anceloti shpërthen kur Mbape shënon gol kundër…Getafes –

Real Madridi është duke luajtur ndaj Getafes, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 2-0. Goli i dytë u shënua nga ana e Kilian Mbappe, që realizoi bukur duke gjetur cepin e rrjetës nga distanca.
Por ajo që bëri përshtypje ishte padyshim reagimi i Ancelotit. Ky trajner ka marrë gjithmonë vëmendjen pasi edhe nëse shënohej goli i fitores kundër Barcelonës apo ekipeve të tjera të mëdha në minutën e fundit, sërish qëndronte i ftohtë dhe nuk festonte. Në momentin që Mbape ka shënuar sot, Anceloti ka festuar si të ishte një finale Champions League kundër Getafes. Kjo tregon shumë sa i përket presionit që po kalon Mbappe dhe vetë klubi për këtë futbollist. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Gol #në #fund #kundër #Barcelonës #dhe #qëndronte #ftohtë #Anceloti #shpërthen #kur #Mbape #shënon #gol #kundër…Getafes
SportExpress