Aktualitet
Reshjet e dëborës/ Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Kukësit, probleme me energjinë elektrike

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Kukësit.
I gjithë qarku është përfshitë nga bora, që në Shishtavec ka arritur trashësinë 50 centimetër.
Për pasojë, akset rrugore rrezikohen nga rënia e gurëve, inerteve dhe ngricave.
Ndërkohë, në disa njësi administrative ka probleme me energjinë elektrike: Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyq, Bashkia Tropojë. Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has. Njësia Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës.
#Reshjet #dëborës #Vështirësi #në #qarkullimin #mjeteve #në #qarkun #Kukësit #probleme #energjinë #elektrike
Java News