Griezmann realizoi gol fantastik mbrëmë, mori duartrokitje nga tifozët kundërshtarë!

Atletico Madrid fitoi ndaj Valladolid 5:0 në xhiron e 15-të të La Ligës. Shënues ishin Lenglet, Alvarez, De Paul, Griezmann dhe Sorloth, por ajo që francezi bëri në minutën e 52-të ishte spektakolare.
Pas një aksioni të bukur me Alvarez, Griezmann kaloi në mënyrë briliante mbrojtësin dhe realizoi një gol shumë të bukur, përcjell Sport.
Këtë aksion e finalizim perfekt nga Griezmann e përshëndetën edhe tifozët kundërshtar, të cilët me duartrokitje përgëzuan francezin.
Më poshtë pamjet kur tifozët kundërshtarë e duartrokasin Griezmannin:
✅⚠️ La afición del Valladolid ha aplaudido el gol de Griezmann, y también al ser cambiado.
Gente que saber reconocer la calidad y trayectoria de un buen jugador.
— Spidy Atletico 🕷️ (@SpidyAtletico) November 30, 2024
#Griezmann #realizoi #gol #fantastik #mbrëmë #mori #duartrokitje #nga #tifozët #kundërshtarë
gazetablic.com