Aktualitet
Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, njëra përfshihet nga flakët

Nje aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Rrilës. Dy automjete një tip “Benz” dhe tjetri “Opel” janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë e aksidentit, një prej makinave është përplasur me shtyllën duke u përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marre lëndime dhe janë dërguar në spital e Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
#Përplasen #makina #në #aksin #LezhëLaç #njëra #përfshihet #nga #flakët
Java News