Sport

Futbolli është shpëtimi i vetëm, turneu i fituar nga Astiri dhe shembulli që duhet të marrin fëmijët –

Futbolli është masivizuar së tepërmi në Shqipëri në kohët e fundit. Ky është padyshim një prej objektivave kryesorë pasi në një kohë ku diskutohet për efektin negativ të rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre të fëmijët, futbolli është shpëtimi i vetëm.

Krahas turneut të veteranëve që e kanë lënë futbollin, janë zhvilluar disa turne edhe për moshat e vogla në festën e vendit tonë.

Një prej tyre ishte edhe Turneu Kuq e Zi i organizuar për rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga tre akademi të kryeqytetit për moshat U-11.

Në të morën pjesë gjashtë ekipe: “Lions A, Lions B, Astiri 1, Astiri 2, Spartaku A, Spartaku B”.

Në fund, turneu u fitua nga Astiri i drejtuar nga trajner?t Albjon Blloku dhe Endri Kembaci. Djelmoshat verdhezinj e fituan këtë trofe duke grumbulluar më shumë pikë se rivalët e tyre. /Sport Ekspres/

#Futbolli #është #shpëtimi #vetëm #turneu #fituar #nga #Astiri #dhe #shembulli #që #duhet #të #marrin #fëmijët
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button