Aktualitet

Rohde për shpërthimin në Ibër: Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Rohde përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare.” – ka shkruar Rohde.

Për sulmin që ndodhi të premten në Zubin Potok kanë reaguar autoritetet e Kosovës dhe ambasadorët e QUINT-it.



#Rohde #për #shpërthimin #në #Ibër #Gjermania #është #gatshme #të #mbështesë #autoritetet #kosovare
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button