Aktualitet

VIDEO/ “Mblodhi firma për Kuvendin e PD”, koha kur Gazment Bardhi denonconte Suel Çelën si mbështetës të Berishës dhe Nokës

Gazment Bardhi sot është i pozicionuar politikisht krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të liderit demokrat, të bëra me zë e figurë, nuk mund të harrohen. Në nëntor të vitit 2021, Bardhi hidhte akuzën publike se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës.

I rreshtuar fillimisht krah Lulzim Bashës në betejën brenda PD-së, Bardhi gjatë një konference publike, deklaronte se Suel Çela ishte angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës, për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.



#VIDEO #Mblodhi #firma #për #Kuvendin #koha #kur #Gazment #Bardhi #denonconte #Suel #Çelën #mbështetës #të #Berishës #dhe #Nokës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button