Pse zgjodhi Edi Rama si datë çlirimi 29 nëntorin? Kapri: Për të majtën simbolika është mjaft e rëndësishme
Gjatë emisionit ‘Log.’ në News24, gazetari Endri Xhafo pyeti studiuesin Erlad Kapri, “po pse atëherë Rama e ndryshoi në 2013 kur erdhi në pushtet, sepse Rama mund të jetë shumëçka por vetëm komunist nuk është”, lidhur me datën e çlirimit.
Kapri tha se në Shqipëri simbolika e së majtës dhe komunizmit është mjaft e rëndësishme, për shkak të nostalgjisë së madhe.
“Edi Rama guxoi një herë me rikthimin e eshtrave të Mithat Frashërit dhe e mbylli aty. Këtë vit shpenzoi miliona e miliona lekë për të ngritur kumte festimi për çlirimin dhe simbolika e së majtës që lidhet me Partinë e Punës është shumë e fortë. Nuk ke vetëm 29, ke 17, ke 5 majin, të gjitha bashkë”, tha Kapri.
#Pse #zgjodhi #Edi #Rama #datë #çlirimi #nëntorin #Kapri #Për #të #majtën #simbolika #është #mjaft #rëndësishme
Java News