Nuk reaguan për muralin, pezullohen 6 efektivë policorë në veri
Gjashtë efektivë të Policisë së Kosovës në veriun e vendit janë pezulluar për “neglizhencë”. Mollë sherri është bërë një mural në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut i cili është mbuluar me bojë të zezë.
Në mural shfaqeshin ushtarët serbë dhe malazezë që kishin luftuar në Koshare ndërsa kishte dhe mesazh “Për këtë vend ia vlen të vdesësh”. Për serbët që kanë reaguar për këtë akt kjo ka ndodhur në prezencën e policisë.
“Supendimi i policëve nuk është bërë pse është ngjyrosur një mural ose është bërë një dëmtim aty por është bërë suspsendimi sepse njerëzit kanë shkuar aty dhe kanë shkarravitur atë mural. Duhet ta dimë se kush janë ata, policët e kanë atë detyrë të afrohen dhe të pyesin kush janë ata njerëz, sidomos nëse duken sikur janë duke u fshehur”, tha Elshani.
#Nuk #reaguan #për #muralin #pezullohen #efektivë #policorë #në #veri
Java News