Aktualitet

Ishte në proces divorci/ Zbardhen detaje nga vetëvrasja e 26-vjeçares ruse në Durrës, letra që u la prindërve

Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje lidhur me rusen 26 vjeçare e cila u vetëvra në Durrës. Sipas burimeve të policisë, rusja kishte ardhur përpara dy javësh në Shqipëri dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin.

Gjithashtu, e ndjera kishte shkruar dhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku ju kërkonte falje familjarëve dhe dukej në gjendje të rënduar psikologjike. 26 vjeçarja kishte marrë një shtëpi me qera në Air BNB në plazhin e Durrësit.

Trupi i pajetë u gjet nga pronarja e banesës pasi nuk i përgjigjej thirrjeve të saja në celular, ndërkohë trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.

#Ishte #në #proces #divorci #Zbardhen #detaje #nga #vetëvrasja #26vjeçares #ruse #në #Durrës #letra #që #prindërve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button