Drejtori i Napolit flet me Ardian Ismajlin për ta transferuar, gati të nënshkruhet kontrata “e rrallë” –
Ardian Ismajli mbetet në qendër të vëmendjes së merkatos në Itali. Mbrojtësi shqiptar ka bërë disa paraqitje brilante me Empolin në këtë sezon. Madje për disa media sportive italiane, cilësohet si mbrojtësi më i mirë i sezonit deri tani. Interes të madh ka ngjallur për Juventusin dhe Napolin, por këta të fundit janë një hap përpara sa i përket nënshkrimit. Drejtori i Napolit ka folur me Ardian Ismajlin dhe po bëhet gati një kontratë që i gëzon të gjitha palët.
Sipas asaj që flitet, Ismajli do të firmos për Napolin në janar, por do të kalojë në këtë skuadër vetëm në verë. Kjo marrëveshje shkon në mënyrën më të mirë edhe për Empolin, në misionin për të siguruar mbijetesën dhe në verë të kërkojnë zëvendësimin e Ismajlit që është jo pak i vështirë duke parë ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon. Nga krahu tjetër edhe Ardiani do ta ketë më të lehtë për të fituar vendin e titullarit te Napoli, duke pasur hapësirën e disa ndeshjeve përgatitore përpara zhvillimit të kampionatit të ri. Një kontratë që shihet më rrallë në futboll, por që në këtë rast rezulton më efektive për të gjitha palët. /Sport Ekspres/
#Drejtori #Napolit #flet #Ardian #Ismajlin #për #transferuar #gati #të #nënshkruhet #kontrata #rrallë
SportExpress