Kombëtarja e veteranëve mori pjesë në Turneun e Pavarësisë të zhvilluar në Fier –

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turneun e organizuar me rastin e ditës së pavarësisë, i zhvilluar në stadiumin e Apolonisë në qytetin e Fierit.
Pjesëmarrës në këtë turne të veçantë ishin Ekipi i Kombëtar i veteranëve të Shqipërisë, ekipet e veteranëve Prizreni Masters dhe ekipi pritës Apolonia.
Në ndeshjen e parë, Prizreni Masters u përball me Kombëtaren shqiptare të veteranëve, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-1.
Në ndeshjen e dytë, Prizreni Masters mundi Apoloninë me rezultatin 3-1, ndërsa në ndeshjen e tretë Kombëtarja e Veteranëve fitoi 2-1 me Apoloninë.
Ky turne i zhvilluar në kuadër të 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë vjen në vijimësi të angazhimit të vazhdueshëm të Kombëtares së veteranëve në futbollin shqiptar.
#Kombëtarja #veteranëve #mori #pjesë #në #Turneun #Pavarësisë #të #zhvilluar #në #Fier
SportExpress