Aktualitet
Platini i shqetësuar për Mbappe: Ai ka humbur në fushë

Pas një paraqitjeje të dobët të Kylian Mbappe për Real Madridin, këtë herë në humbjen në Anfield kundër Liverpool-it në Champions League (0-2), në të cilën ai humbi një penallti, Michael Platini komentoi formën e dobët të sulmuesit francez.
“Mendoj se është i humbur në fushë”, nisi duke thënë legjenda e futbollit francez dhe botëror, në një deklaratë për shtypin francez, duke besuar se së shpejti ish- lojtari i PSG-së do t’i përgjigjet kritikave.
“Një kampion i madh duhet të rilindë nga hiri, në mënyrë sistematike. Kjo është ajo që do ta bëjë Kylian një kampion të madh. Shpresoj që kjo të jetë vetëm një pengesë e vogël, për futbollin francez dhe për të”, shpjegoi ai.
/ Sport/
#Platini #shqetësuar #për #Mbappe #humbur #në #fushë
gazetablic.com