Aktualitet

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Ndërtesa e komunës së Zveçanit  është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Këtë për e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale.

Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara në afërsi të ndërtesës.

Ndër të tjera, Elshani thekson se dyshohet se granata e dorës ka qenë e llojit M-75.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojm se ka qenë granate dore e llojit M-75.

E njëjta ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e komunës së zvecanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

Nuk ka të lënduar apo të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit.

Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani.



#Sulmohet #granatë #dore #ndërtesa #komunës #së #Zveçanit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button