Vrau Nikolin Nikën në Itali, 62-vjeçari shqiptar mbetet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi!

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja tragjike e 42 vjeçarit Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve me origjinë nga Shkodra, më 24 nëntori në Bettola, Itali.
I dyshuari për krimin, 62 vjeçari Albert Habipaj u arrestua nga autoritetet pak pas ngjarjes, por pretendon se ka vepruar për vetëmbrojtje.
Incidenti nisi brenda një lokali dhe përfundoi jashtë tij, ku Nika u godit me një mjet të mprehtë në qafë. Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, e cila mund të jetë një kaçavidë, thikë apo çelës. Autopsia ka treguar se viktima ka marrë tre goditje në fyt dhe ka humbur jetën nga gjakderdhja e rëndë.
Gjatë paraqitjes në gjykatë, Habipaj, i mbështetur nga avokatja Nicoletta Cozzi, mohoi që të kishte pasur qëllim vrasjen, duke thënë se u përpoq të mbrohej nga një sulm i papritur gjatë një debati personal. Ai pohoi gjithashtu se nuk e kishte kuptuar seriozitetin e plagëve të Nikës dhe për këtë arsye ishte larguar nga vendngjarja.
“Mbrojta veten, ai më sulmoi,” ka deklaruar autori në gjykatë.
Gjykata vendosi ta mbajë 62-vjeçarin në burg, duke e cilësuar çështjen si vrasje me dashje, ndërkohë që hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.
/a.r
#Vrau #Nikolin #Nikën #në #Itali #62vjeçari #shqiptar #mbetet #në #burg #Mbrojta #veten #më #sulmoi
Java News