Aktualitet
Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion. Kosova me renditjen më të mirë në histori

Shqipëria mbetet në vendin e 65 të renditjes së FIFA-s me 1275,57 pikë.
Organizmi drejtues i futbollit botëror publikoi klasifikimin e ri pas ndeshjeve të nëntorit, ku Kombëtarja jonë barazoi me Çekinë 0-0, ndërsa më pas u mund nga Ukraina 1-2.
Ndërkohë, për herë të parë në histori, Kosova e sheh veten në vendin e 99-të, duke u ngjitur kështu në 100 përfaqësueset më të mira në botë. “Dardanët” kanë 1219,82 pikë, pas disfatës ndaj Rumanisë dhe suksesit ndaj Lituanisë.
/a.r
#Renditja #FIFAs #Shqipëria #nuk #ndryshon #pozicion #Kosova #renditjen #më #të #mirë #në #histori
Java News