Aktualitet

VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, trajneri Sylvinho uron në shqip

Federata e Futbollit u uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë.

Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Presidenti Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!”.

Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra.

“Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”. Në këtë urim nuk kishte si të mungonte edhe Sylvinho, me brazilianin që uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët.

/a.r

#VIDEO #112vjetori #Pavarësisë #trajneri #Sylvinho #uron #në #shqip
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button