Aktualitet

Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se vendimi i gjykatës për lirimin e Berishës nuk ka qenë diçka e pritshme.

“Në disa dalje publike kam shprehur një dozë skepticizmi, kjo nisur nga mënyra politike e sjelljes së SPAK edhe pse situata juridike ishte e qartë dhe e pastër. Dhe së dyti Berisha ishte në mbrojtje të Kushtetutës me veprimin e tij dhe masa ishte tërësisht në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës”.

Boçi u shpreh se Berishën e lejonte të ishte i lirë statusi i deputetit.

“Statusi i deputetit e lejonte Sali Berishën të ishte i lirë, aq më tepër si drejtues i opozitës. Ka disa faktorë që lidhen me vendimin e dhënë dhe mendoj që rezultati ishte pasojë e qëndresës së vetë Berishës. Gjithashtu ishte trysnia që krijoi aksioni politik i PD nëpërmjet mosbindjes civile.

Sipas tij, në gjithë këtë vendim, ndikim kanë pasur dhe zgjedhjet e SHBA-së.

“Ndryshimi i atmosferës se qasjes së ndërkombëtarëve ndaj pozicionit të Berishës është një faktor shtesë në dhënien e vendimit. Zgjedhjet në SHBA kanë ndikuar dhe kanë dhënë pasojën e tyre reflektive në realitetin shqiptar”, tha ai ne Euronews.

#Lirimi #Berishës #Luçiano #Boçi #Ndikuan #zgjedhjet #SHBAsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button