Aktualitet

Proceduan 17 deputetë të PD / Korreshi shpërthen ndaj efektivëve: Lani sqetullat se na helmuat, na latë pa përshesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me procedimin penal që ka bërë policia për 17 deputetë, të cilët ishin pjesë e protestës së dhunshme mbrëmjen e djeshme (26 nëntor), ku u përplasën me policinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshin duket se e ka mërzitur ky procedim, pasi ka shpërthyer ndaj efektivëve me një gjuhë ofenduese.

Qyqa Policia e Tironës na paska proçeduar penalisht 17 deputetë! Edhe pse na dërrmuat nga brinjët e na gjuajtët me shkelma e na dogjët nga sytë nuk ankohem se jemi mesuar, AMAAAAAA një kërkesë e kam e kam për Ministrin dhe Drejtorin e Policisë. I thoni Policëve të LAJNE SQETULLAT se na helmuan e ja kalonte dhe eres së gazit lotsjellës. Aman se është dhe viti i ri na latë pa përshesh”, shkruan Korreshi në postimin e tij.

#Proceduan #deputetë #të #Korreshi #shpërthen #ndaj #efektivëve #Lani #sqetullat #helmuat #latë #përshesh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button