Aktualitet

Pavarësia dhe Çlirimi në ekspozitën “Dy kohë në një” te muzeu historik i Shkodrës

Figura historike që revokojnë periudhën e pavarësisë dhe Çlirimit u ekspozuan në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës në kuadër të festave kombëtare. Ato janë vepra artistike të piktorëve të njohur si, Ismail Lulani, Ali Miruku, Angjelin Dodmasej etj.

“Këtu ka piktorë të rëndësishëm të cilët gjatë viteve kanë përkujtuar krijimtarinë e tyre, ngjarjet kulmore të popullit tonë”, u shpreh Sokol Parmëza, Përgjegjës, Muzeu Historik Shkodër.

Përgjegjësi i Muzeut, Parmeza shprehet se ekspozita synon të përcjellë frymën e atdhedashurisë përmes ngjarjeve historike të kombit.

“Periudha historike nuk mund ti shtohet një debati veçse konsesusit dhe sakrificave të gjithë brezave të mëparshëm për të ndërtuar këtë histori”, u shpreh Parmeza.

Ekspozita “Dy kohë në një” do të jetë e hapur deri më 30 nëntor.

#Pavarësia #dhe #Çlirimi #në #ekspozitën #kohë #në #një #muzeu #historik #Shkodrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button