Aktualitet

LIVE! Berisha rikthehet në seli pas 11 muajsh: Falenderoj gjyqtaren! Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime

Sali Berisha është rikthyer për herë të parë pas 11 muajsh arresti shtëpiak, në selinë e Partisë Demokratike.

Para dhjetëra mbështetësve, Berisha falenderoi gjyqtaren Flojera Davidhi që sipas tij zbatoi ligjet e shtetit me përgjegjshmëri.

Ai kërkoi qeveri teknike si kusht për qetësim të opozitës. Berisha akuzoi mazhorancën për puç ndaj opozitë.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimin, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”.

#LIVE #Berisha #rikthehet #në #seli #pas #muajsh #Falenderoj #gjyqtaren #Kam #thyer #rekord #këtë #vit #fjalime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button