‘Skandali’ i fëmijës së jashtëligjshëm të aktorit ndez debat kombëtar

Deklarata e një aktori koreano-jugor se i është babai i një fëmije me një grua që s’është i martuar, ka ndezur një debat kombëtar për sjelljen e të famshmëve dhe strukturën jo tradicionale të familjes.
Jung Woo-sung, një yll i kinemasë koreano-jugore tha se është babai i djalit të sapolindur të modeles Moon Ga-bi.
35-vjeçarja postoi në Instagram për lindjen e djalit, por pa zbuluar atësinë dhe shkroi se shtatzënia ishte “e papritur” dhe ajo ishte “plotësisht e papërgatitur për lajmin”.
Dy ditë më vonë, agjencia e aktorit 51-vjeçar nxori një deklaratë ku konfirmonë se “foshnja që Moon postoi në rrjetet e saj sociale është djali i Jung Woo-sung”. Në deklaratë thuhej se Jung dhe Moon po “diskutonin për mënyrën më të mirë për të rritur fëmijën”.

E gjitha ngjalli një zemërim të përgjithshëm, opinione të publikuara në tabloide, debat online dhe komente nga politikanët. Përgjithësisht reagimi është kritik kundrejt Jung i cili ka një karrierë të konsoliduar në Korenë e Jugut që e ka kthyer në një emër prestigjioz.
Shumë analistë besojnë se aktori ka njollosur imazhin e pastër, ndërsa të tjerë shprehin keqardhje që ish-Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët “s’mund të pranojë fëmijën e tij”.
Një sondazh i fundit në Kore ka treguar se 37% e njerëzve besonin se ishte e pranueshme që të kesh një fëmijë jashtë martese duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2012. Nga ata që u shprehën se martesa ishte e nevojshme, mbi 72% ishin mbi 60 vjeç dhe duket se të rinjtë kanë më shumë premisa për të mos e pranuar këtë këndvështrim.
Disa të tjerë e kanë mbrojtur Jung duke thënë se “të vendosurit për të jetuar me dikë është një zgjedhje shumë personale dhe ekzistenciale”.
Korea e Jugut njihet për presionin e lartë në industrinë e argëtimit ku të famshmit duhet t’u përmbahen standardeve shumë të larta shoqërore dhe vëzhgohen tmerrësisht.
/a.r
#Skandali #fëmijës #së #jashtëligjshëm #të #aktorit #ndez #debat #kombëtar
Java News