Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues

Pasi qëndruan në ambientet e komisariatit për disa orë, janë lënë të lirë 21 protestues të ndaluar nga policia në protestën e së martës në Tiranë.
Deputetja Lindita Metaliaj bën me dije se protestuesit e ndaluar ishin nga Lezha dhe Shkodra dhe ata qëndruan prej mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr.6 në Tiranë.
Metaliaj e cilësoi ndalimin e protestuesve si të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, raporton A2CNN.
Mbrëmjen e kaluar opozita mbajti për më shumë se 3 orë të bllokuara 5 kryqëzime kyçe të Tiranës. Gjatë protestës pati dhe momente tensioni, ku protestues dhe përfaqësues të opozitës u përplasën me policinë, e cila përdori dhe ujin me presion për t’i larguar nga rruga.
#Protesta #opozitës #në #Tiranë #lirohen #protestues
gazetablic.com