Aktualitet

Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e djeshme, Halil Çadraku vazhdoi me dhënien e dëshmisë.

Dje me pyetje përfunduan mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit ndërsa për sot pritet që dëshmitari të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars të 1998-s dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.



#Vazhdon #gjykimi #ishkrerëve #të #UÇKsë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button