AktualitetDurresi Sot
Pas rreth dy orësh ministrja Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK
Pas 2 orësh, ka përfunduar marrja në pyetje e ministres Olta Xhaçka në SPAK. Ajo u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për pronat e ushtrisë. Pas daljes nga institucioni, ministrja zgjodhi të mos jepte asnjë koment për mediat.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. E radhës ishte ministrja Xhaçka.