Sport

Qëndrimi i fundit i Neymar, prish të gjitha planet e Chelsea-s për të nënshkruar me brazilianin

Neymar Jr dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Paris Saint-Germain.

Braziliani ishte i lidhur shpesh me një rikthim në Barcelonë në të kaluarën, por sipas “The Athletic”, ai dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin francez.

Neymar ka shënuar 118 gola në 173 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në, pavarësisht se ka luajtur vetëm 54.7% të ndeshjeve të parisienëve që nga viti 2017.

31-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Në marrëveshje ekzistojnë edhe opsionet që të rinovohet kontrata edhe për dy sezone tjera, gjë që pritet të bëhet nga ish-sulmuesi i Barcelonës.

Por kjo ka prishur edhe planet e klubit anglez ‘Chelsea’ pasi planifikonin të nënshkruanin me yllin brazilian.

Neymar aktualisht është jashtë fushës për PSG-në, pasi i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës.

Ai do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button