Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s takohet me Erdoganin, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga NATO theksohet se Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR’it, duke shtuar se kontributi i vazhdueshëm i Turqisë me trupa është vendimtar për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë në gjithë Kosovën.

“Z. Rutte përgëzoi gjithashtu Turqinë për përfundimin me sukses të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke deklaruar se “kontributi juaj i vazhdueshëm me trupa është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e NATO’s.

Rutte udhëtoi drejt Turqisë pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.



#Sekretari #Përgjithshëm #NATOs #takohet #Erdoganin #diskutuan #për #sigurinë #në #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button