Tech

Aksident i rëndë në Sarandë, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me një makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 ën Gjashtë të Sarandës. Sipas Policisë një motomjet është përplasur me një automjet, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 35-vjeçar i motomjetit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/f.stafa

#Aksident #rëndë #në #Sarandë #drejtuesi #motorit #humb #jetën #pas #përplasjes #një #makinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button