Sport
Armando Broja rikthehet me sukses në fushën e lojës, gjithçka shkon sipas planit të Evertonit –

Armando Broja është rikthyer sot në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar kaloi me sukses dëmtimin dhe tani po merr minutat e nevojshme për të arritur formën e duhur. Lojtari 23-vjeçar është aktivizuar sot në përballjen mes Uatford U21-shit dhe Everton U21-shit.
Broja ka zhvilluar 45 minutat e para të lojës dhe më pas është zëvendësuar. Evertoni ka njoftuar në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” se gjithçka shkoi sipas planit, teksa klubi kishte vendosur që një pjesë loje ishte minutazhi i duhur për të./Sport Ekspres/
#Armando #Broja #rikthehet #sukses #në #fushën #lojës #gjithçka #shkon #sipas #planit #të #Evertonit
SportExpress