Tech

“Dorëzimi nuk është opsion”/ Vuçiç komenton vizitën e djalit të tij në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar vizitën e djalit të tij që e ka bërë këtë të mërkure me rastin e Vidovdanit, i cili kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

Vuçiç ka thënë se mbishkrimi që ka pasur i biri i tij në bluzë, është diçka që e mendojnë të gjithë serbët.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët.

T’u them se këtë mendon secili nga ne, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç ndodhet këtë të mërkure në Komunën e Graçanicës, ku serbët po festojnë Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

/f.stafa

#Dorëzimi #nuk #është #opsion #Vuçiç #komenton #vizitën #djalit #të #tij #në #Kosovë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button