Sport
E bëm ne Mirlind Dakun që të ndihej si mbret –

Mirlind Daku ka lënë pas thatësirën e golave të shënuar në Rusi. Sulmuesi shqiptar është kthyer sërish me ritmin e vjetër ku në çdo ndeshje arrinte që të tundte rrjetën e kundërshtarëve. Në përballjen në shtëpi kundër Akron, Daku e tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë. Por portieri kundërshtar, Sergei Volkov, ka “ulur meritat” e shqiptarit duke thënë se golat ishin të falur nga shokët e tij të ekipit.
“Rubin Kazani fitoi pa krijuar asnjë rast të vetëm, ne vetë i dhamë mundësitë që ata të fitonin. Kështu e mendoj, këtë fitora ia kemi falur ne. E kemi bërë Mirlind Dakun që të ndihej një mbret në këtë ndeshje”, tha Volkov për “VseProSport”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#bëm #Mirlind #Dakun #që #të #ndihej #mbret
SportExpress