Jo vetëm në sezon veror, INSTAT publikon shifrat: Mbi 761 mijë turistë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë tetorit

Shqipëria vijon të jetë në vëmendje dhe fokus të turistëve të huaj që po e frekuentojnë vendin tonë me intensitet të shtuar edhe jashtë sezonit veror.
Numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri po vijon të shënojë trend në rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës.
Referuar INSTAT, hyrja e shtetasve të huaj në muajin tetor 2024, shënoi shifrën 761,636 vizitorëve.
INSTAT bën të ditur se, numri i vizitorëve të huaj për muajin tetor 2024, është rritur me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë gjatë 9-mujorit, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me rreth 57%.
#vetëm #në #sezon #veror #INSTAT #publikon #shifrat #Mbi #mijë #turistë #të #huaj #erdhën #në #Shqipëri #gjatë #tetorit
Java News