Aktualitet
4 telefona për të humbur gjurmët, kapet shpërndarësi i drogës në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në kuadër të operacionit të koduar “Toën” u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r
#telefona #për #të #humbur #gjurmët #kapet #shpërndarësi #drogës #në #Durrës
Java News