Aktualitet

Horror, 44-vjeçari vret tre persona dhe i fsheh nën krevat! Njërit prej viktimave i hëngri zemrën

Një vrasës serial kanibalist ka pretenduar se ka gjymtuar trupat e viktimave dhe madje ka ngrënë një zemër njeriu gjatë “sakrificave rituale”.

Jason Thornburg ka rrëfyer se ka vrarë tre persona në Teksas, duke i copëtuar trupat e tyre dhe duke i mbajtur nën shtratin e tij.
Më pas i vuri zjarrin kufomave. Zjarrfikësit gjetën trupat pas shuarjes së zjarrit. Pasi u akuzua, autori u tha hetuesve se ndihej i detyruar të kryente “sakrifica rituale” dhe pranoi se kishte ngrënë zemrën e viktimës dhe disa nga pjesët e trupit të viktimave përpara se ato të digjeshin.

44-vjeçari u shpall fajtor për vrasje të mërkurën dhe tani i takon gjykatës të vendosë nëse ai do të dënohet me vdekje apo do të kalojë jetën në burg pa lirim me kusht.
Autori i përshkroi aktet si një “sakrificë njerëzore për Zotin” dhe pretendoi se kishte një njohuri të thellë të Biblës, sipas një deklarate të gjykatës.

#Horror #44vjeçari #vret #tre #persona #dhe #fsheh #nën #krevat #Njërit #prej #viktimave #hëngri #zemrën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button