Aktualitet

Humbja turpëruese nga Zvicra, Kosova përballet nesër me Irlandën në basketboll

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielen e zhvillon ndeshjen e radhës në parakualifikimet për Kupën e Botës në basketboll.

“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Irlandës, pas disfatës së thellë në Bern ndaj Zvicrës, pasi helvetikët fituan 75-43.

Ndonëse gjasat për t’i kapur ndeshjet kualifikuese tashmë janë venitur, një fitore ndaj irlandezëve do ta kthente besimin te lojtarët kosovarë, për t’i hapur itineraret e reja të së ardhmës.

Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.



#Humbja #turpëruese #nga #Zvicra #Kosova #përballet #nesër #Irlandën #në #basketboll
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button