Aktualitet
Ende aktiv zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, era e fortë pengon punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vijon të jetë aktiv. Era e fortë pengon punën e mjeteve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për shuarjen e flakëve.
Në terren, punonjësit e NSHP-së janë me mjete të rënda, ndërsa Zjarrfikësja e Vlorës ka në dispozicion vetëm një automjet për shkak të defekteve në mjetet e tjera.
Zjarri është aktiv që prej pasdites së djeshme, ndërsa era e fortë ka bërë që tymi të mbulojë edhe qytetin.
/a.r
#Ende #aktiv #zjarri #në #pikën #grumbullimit #të #mbetjeve #në #Vlorë #era #fortë #pengon #punën #për #shuarjen #flakëve
Java News