Aktualitet

Kina zgjeron sferën e politikës pa viza në 38 vende

Kina njoftoi të premten zgjerimin e politikës së saj pa viza për shtetasit nga 38 vende. Kjo gjë pritet të lehtësojë më tej udhëtimet ndërkufitare dhe të forcojë lidhjet ndërkombëtare.

Siç mësohet, nga 30 nëntori i këtij viti deri më 31 dhjetor të vitit tjetër, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga vendet si Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, mund të të hyjnë në Kinë pa vizë sipas një programi pilot.

Foto nga VCG

Turistë të huaj në Pekin, shtator 2024/VCG

Lin Jian, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, bëri të ditur këtë informacion në një konferencë shtypi. Ai theksoi gjithashtu se edhe vizitat e shkëmbimit do të klasifikohen tek motivet për hyrje pa viza. Qëndrimi maksimal pa viza do të zgjatet nga 15 ditë në 30 ditë.

Sipas masave të reja, nga 30 nëntori i vitit 2024, shtetasit nga 38 vendet e përfshira, mund të hyjnë në Kinë pa vizë për qëllime të tilla si biznes, turizëm, vizita familjare dhe miqësore, programe shkëmbimi ose tranzit, me kusht që qëndrimi i tyre të mos kalojë 30 ditë.

#Kina #zgjeron #sferën #politikës #viza #në #vende
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button